Maqedonia, Hungaria e Çekia e Polonia takohen për të gjetur një zgjidhje

450
Situata e vështirë në Maqedoni ka bërë që Hungaria, Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia të mbajnë sot një takim, me qëllim që të ndihmojnë autoritet vendase të marrin përgjegjësinë për të ulur rrjedhën e klandestinëve që tentojnë të hyjnë në Europë.
Katër vendet kanë mbylluar tashmë kufijtë e tyre, teksa në të njëjtën linjë me ta është radhitur edhe Maqedonia. Autoritet e vendit fqinj kanë marrë masa drastike ndaj refugjatëve në kufirin me Greqinë. Çdo klandestin që hyn në vend do ti nënshtrohet një interviste rreth 30 minuta për të verifikuar shtetësinë e tij. Gjithashtu, barrierës me tela me gjemba të ngritur disa muaj më parë përgjatë 60 kilometrave të kufirit me Greqinë, javën e kaluar autoritetet i shtuan një shtresë të dytë për të përforcuar atë.
Masat e reja sipas Maqedonisë do të ndihmojnë për të ndarë në mënyrë më të shpejtë informacionin me vendet e tjera të Ballkanit.
Sipas personelit të ushtrisë, vendosur përgjatë kufirit jugor të Maqedonisë, mesatarisht 100 persona kthehen mprapsht në ditë, përfshirë edhe fëmijët. Ata që kanë të drejtë të kalojnë kufirin janë irakianët, afganët dhe sirianët.
Maqedonia ashpërsoi masat pas vendimit të Austrisë për të ulur numrin e refugjatëve, madje ajo tha se do të mbyllë plotësisht kufirin me Greqinë. Por këto janë lifje dhe rregulla, teksa qindra mijëra burra, gra, pleqë e fëmijë presin në kampe, në të ftohtë, në kushte të vështira, pa ushqime.
Sigal