Maqedonia bllokon sërish prodhimet buqësore shqiptare

425
Një sasi prodhimesh buqësore janë bllokuar prej disa ditësh në kufirin me Maqedoninë. Pala maqedonase i ka bllokuar për shkak të disa analizave të cilësisë së këtyre produkteve. Gjatë një takimi që po mbahej në Tiranë mes ministrave të vendeve të Europës Juglindore, që synon të forcojë bashkëpunimin në këtë sektor, ministri Panariti është shpreshur: “Ngjarje të kësaj natyre duhet të evitohen me bashkëpunim mes vendeve, duke njehsuar praktikat, procedurat, standardet, duke zbatuar jo në mënyrë diskriminuese marrëveshjet fitosanitare sepse gjërat bëhen edhe në emër të tyre. Këto ngjarje marrin edhe trajtën e luftrave tregtare. Jam i bindur që do të gjejmë një zgjidhje të qëndrueshme”.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Sekretariatit Rajonal për Zhvillimin, Rural Bordan Iliç, tha se në emër të qeverisë maqedonase po punojnë për të lehtësuarkëtë konfliktin duke u mundur të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme. Pavarësisht takimeve të zhvilluara mes përfaqësuesve të ministrive të Bujqësisë të të dyja vendeve, bllokimi i produkteve shqiptare në kufirin me Maqedoninë është një ngjarje e përsëritur.
Sigal