Maqedoni, Zaev: Më 1 shtator opozita kthehet në Parlament

502
Opozita maqedonase nga 1 shtatori do të kthehet në Parlament. Kjo u konfirmua mbrëmë nga lideri i partisë më të madhe opozitare LSDM, Zoran Zaev. Ai nënvizoi se kthimi në Parlament është pjesë e marrëveshjes së liderëve të katër partive politike të arritur gjatë muajit të kaluar me ndërmjetësimin ndërkombëtarë, informon INA.

Sipas marrëveshjes së arritur, opozita duhet të kthehet në Parlament më 1 shtator, ndërsa më 15 shtator të zgjidhet Prokurori special, që do të merret me çështjen e përgjimeve. Grupet e punës të partive politike vazhdojnë negociatat për implementimin e pikave të marrëveshjes nga 1 gushti
Sigal