Maqedoni, Zaev i drejtohet Presidencës për të marrë mandatin për qeverinë e re

432
Lideri i LSDM, Zoran Zaev, i shoqëruar nga nënkryetarja Radmila Shekerinska dhe sekretari gjeneral Oliver Spasovski, është drejtuar ditën e sotme për tek presidenti Ivanov për të marrë mandatin për qeverinë e re. Para rezidencës presidenciale, ai është prononcuar para mediave duke dhënë një mesazh se, “së shpejti fillon transferi i pushtetit në mënyrë të qetë”.

“Kjo ditë është historike për qytetarët se në dorë kam 67 nënshkrime të deputetëve dhe këto nënshkrime mundësojnë që të mbarojë kriza dhe kthimi i jetës në vend, pres që Ivanov të më jep mandatin që të fillojmë bisedimet për formimin e qeverisë së re, dërgoj tek institucionet dhe qytetarët mesazh se së shpejti do të fillojë transfer i qetë dhe i shpejtë i pushtetit”, ka deklaruar kështu Zaev.
Sigal