Maqedoni, sot voton diaspora në 46 përfaqësi diplomatike

567
Sigal

Sot Maqedonia
voton. Mbi 1 milion e 770 mijë persona janë me të drejtë vote, të cilët do të
vendosin për Parlamentin e ri në zgjedhjet e jashtëzakonshme, që pritet të
zgjidhin krizën politike.




Ata do të zgjedhin 120 deputetët nga 11 lista politike.
Maqedonasit dhe shqiptarët ndajnë probleme të ngjashme, por zgjedhjet i shohin
vetëm si detyrim qytetar dhe presin zgjidhje nga politika.




Pjesëmarrja në zgjedhje në Maqedoni zakonisht arrin
maksimumin e interesimit ndër shtetet e rajonit. Zgjedhjet e jashtëzakonshme në
një qeverisje të kritikuar dhe jo të qëndrueshme dhe protestat e opozitës kanë
krijuar bindje të ndryshme, shpresë dhe dëshpërim për qytetarët.




Të ndarë në dy pjesë gati, në qytetin e Shkupit,
maqedonasit dhe shqiptarët kanë kërkesa të ndryshme, por probleme të ngjashme.
Ata maqedonas presin të shohin se kush kishte të drejtë.




“Presim, presim vetëm të jetë bukur”, tha një qytetar.



“A do të bëhet më mirë? Mbase, vetëm shpresën kemi”, u
shpreh një tjetër.




“Politika na shpërndan trurin çdo ditë, por jetohet më mirë
se më parë”, tha dikush.




“Njeri pa gabime nuk ka, por ato që thotë Zaev për
Gruevskin nuk më duken të vërteta”, tha një tjetër person.




“Asgjë s’është mirë për ne, për punëtorët jo”, deklaroi
njëri.




Shqiptarët, kryesisht duan më shumë të drejta. Barazia për
ta është shpresa.




Maqedonia ka 3.480 qendra votimi dhe të gjitha ato i ruan
policia. Sytë janë nga incidentet e mundshme. Shqiptarët, në zgjedhjet e fundit
të vitit 2014 kanë pasur 238 mijë vota, ndërsa mendohet se numërojnë rreth
gjysmë milioni votues.