Maqedoni, shtyhet vendimi për shpërbërjen e Kuvendit, zgjedhjet më 5 qershor

495
Me 83 vota pro dhe 3 kundër kuvendi miratoi vendimin për shtyrjen e vendimit për shpërbërjen e Kuvendit. LSDM-ja nuk votoi rreth këtij vendimi, koordinatori i kësaj partie Goran Sugarevski deklaroi se edhe njëherë u vërtetua ajo se në Maqedoni nuk ka kushte për zgjedhje të lira dhe demokratike.
Mediat në Maqedoni shkruajne se lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski në konferencën për media tha se ka marrë besimin e plotë nga Ali Ahmeti se e mbështesin 5 qershorin si datë të zgjedhjeve dhe se ata shkojnë në zgjedhje me ose pa LSDM:
“Morëm besimin e plotë të Ali Ahmetit se mbështesin 5 qershor si datë për zgjedhje me ose pa LSDM-në. Vetëm me daljen në zgjedhje fitohet legjitimiteti i popullit dhe në asnjë mënyrë tjetër. E dëgjova Zaevin i cili tha se asgjë nuk varet nga Nikolla Gruevski, që nënkupton se janë plotësuar të gjitha kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve, andaj Zaev, merr guximin dhe të ballafaqohemi në zgjedhje. Deri më 5 qershor mund të thoni gjithçka, por më 5 qershor do të turpëroheni nga vetvetja, më 5 qershor do të pësoni fiasko”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Ndërsa Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev theksoi se anulimi i shpërbërjes së Kuvendit dhe mosmbajtja e zgjedhjeve më 24 prill është një disfatë e radhës e Nikolla Gruevskit.
“Vendimi për anulimin e shpërbërjes të Kuvendit është edhe një disfatë për Nikolla Gruevskin”, deklaroi Zaev në një konferencë të jashtëzakonshme me gazetarët. Sipas tij, Gruevski pas gjitha gënjeshtrave dhe inatosjeve me ditë fshehje nga opinioni, pranoi përgjegjësinë e tij personal se “nuk ka kushte për zgjedhje të drejta dhe demokratike.
Sigal