Maqedoni, qytetarët kritikojnë sjelljen e ligjeve me procedurë të shkurtuar

553
Shumica e qytetarëve konsiderojnë se Qeveria dhe Kuvendi i Maqedonisë e lënë anash opinionin më të gjërë gjatë procesit të votimit të ligjeve, dhe se këto ligje vijnë pa ndonjë hulumtim dhe pa ndonjë vlerësim të harxhimeve.
Sipas anketës që e ka realizuar Instituti për Demokraci dhe Qendra për analiza ekonomike, qytetarët dëshirojnë të marrin pjesë në proces të sjelljes së ligjeve, por nuk i dijnë mjetet dhe mekanizmat se si të arrijnë deri këtu.
Dëmi i sjelljes së ligjeve pa ndonjë analizë është i madh, kurse problemi më i madh është mungesa e vullnetit politik që të përfshihet opinioni më i gjërë.
Anketa ka treguar se shumica e tyre janë kundër sjelljes së ligjeve me procedurë të shkurtuar, dhe se qytetarët dhe organizatat qytetare duhet të marrin pjesë në komentimin e ligjeve të caktuar.
Sigal