Maqedoni, projektbuxheti për vitin 2016, rritja ekonomike 4 për qind

455
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të martën, ka vazhduar debati lidhur me projektbuxhetin për vitin 2016. Për vitin a ardhshëm, shpenzimet e përgjithshme janë projektuar të jenë 4.7 për qind më të larta, në krahasim me ato të vitit 2015, ndërsa të ardhurat e përgjithshme do kenë rritje për 6 për qind, në krahasim me vitin 2015. Veçori e buxhetit për vitin 2016 do jetë edhe zvogëlimi i deficitit buxhetor nga 3.6 për qind, sa është këtë vit, në 3.2 për qind vitin e ardhshëm.
Në projektbuxhetin për vitin 2016, parashikohet rritje e mjeteve për pension, ndihmë sociale dhe investime kapitale. Në vitin 2016 pritet që të ardhurat tatimore të kenë rritje prej 6,5 për qind, ndërsa kontributet të kenë rritje prej 4.2. Shpenzimet kapitale janë projektuar të jenë për 12.9 për qind më të larta se ato në vitin 2015, ndërkaq rritja e ekonomisë së vendit pritet të jetë 4 për qind nga BPV, ndërsa inflacioni 2 për qind.
Sigal