Maqedoni/ Grupet e partive i rikthehen tryezës së bisedimeve

409
Grupet punuese të partive më të mëdha në Maqedoni rikthehen sot në tryezën e bisedimeve për realizimin e Marrëveshjes së Përzhinos, pas dy javëve pushim.
VMRO, LSDM, BDI dhe PDSH do të vazhdojnë aty ku e ndërprenë për herë të fundit, rreth organizimit të zgjedhjeve dhe të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me to, shkruan “Koha”.
Ndërkohë para takimit, Asociacioni qytetar “Most”, që për 15 vjet ndjek zgjedhjet në Maqedoni, u ka dorëzuar partive edhe një dokument me propozimet e veta. Në dokument ekspertët e sektorit civil propozojnë ndryshimin e modelit zgjedhor nga ai me lista të mbyllura në lista të hapura, si dhe rishqyrtimin e njësive zgjedhore.
“Most” ka dhënë sugjerime dhe shembuj krahasues edhe për pastrimin e listës së votuesve, financimin e fushatës parazgjedhore si dhe ka propozuar pezullimin e zgjedhjes së tre deputetëve të diasporës.
Sigal