Maqedoni, fillon sot fushata 20-ditore për zgjedhjet lokale 2017

582
Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur, të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale që duhet të mbahen më 15 tetor të këtij viti, prej sot e fillojnë fushatën 20-ditore zgjedhore.
Fushata për rrethin e parë zgjedhor përfundon më 13 tetor në orën 24:00.
Me short në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve ishte konstatuar renditja në listën e vetme të Kandidatëve në fletëvotime për zgjedhjet e ardhshme lokale që duhet të mbahen më 15 tetor.
Lista me kandidatë për kryetarë të komunave dhe për këshilltarë, kanë parashtruar 19 parti dhe koalicione, ndërsa 64 janë nga grupe votuesisht.
E para në fletëvotim do të jetë PSDM, i dyti Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe RDK, i treti BDI, i katërti Koalicioni për Manastirin – BDI, BESA dhe Aleanca e Shqiptarëve, i pesti Koalicioni Së Bashku për Gazi Babë i kryesuar nga BESA, e gjashta LPM, e shtata VMRO-DPMNE, e teta Lëvizja Popullore e Turqve, e nënta Aleanca e Shqiptarëve, e dhjeta është TMRO, e 11-ta Partia Demokratike e Turqve, GROM në vendin e 12-të, Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE është i 13-ti, BESA e 14-ta, PDSH e 15-ta, E Majta e 16-ta, PPD e 17-ta, Lidhja e Romëve e 18-ta, ndërkaq LSDM e 19-ta.
Listat e kandidatëve për anëtarë të këshillave dhe listat e kandidatëve për kryetarë të komunave, të cilat do të parashtrohen nga parashtrues i njëjtë do të kenë numër të njëjtë rendor në të gjitha komunat.
Në komunën në të cilën nuk ka përfaqësues të vet numri adekuat i parashtruesit do të lihet dhe në vend të tij do të shkruhet numri rendor i bartësit të ardhshëm pa lënie të vendit të zbrazët.
Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni janë caktuar për më 15 tetor, ndërkaq do të mbahen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Fushata zgjedhore do të fillojë më 25 shtator në mesnatë dhe do të përfundojë më 13 tetor. Rrethi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, më 29 tetor.
Sigal