Maqedoni, bisedimet për qeverinë drejt fundit

490
Orët e fundit janë vendimtare per mandatarin e qeverise Nikolla Gruevsi, ndërsa partia shqiptare BDI pritet te dale me nje vendim final per koalicionin. Prej disa orësh ne këtë parti vazhdojnë konsultimet per te përcaktuar se me cilën force politike do te bashkëpunoje. Ne selinë e BDI ne Reçice te Tetovës vazhdon prej disa orësh nje mbledhje e kryesisë se partisë, por ende nuk ka asnjë rezultat. Ndonëse disa zera flasin per arritjen e nje marrëveshjeje me ish-partneren e koalicionit, VMRO-DPMNE, as nga kjo parti dhe as nga BDI nuk ka nje konfirmim zyrtar. Kryetari i BDI, Ali Ahmeti i hodhi poshte informacionet, duke theksuar se analiza do te vazhdoje deri ne marrjen e një vendimi konstruktiv. Edhe me herët, ai kishte përsëritur se marrëveshja duhet te jete ne te mire te shqiptareve, por edhe për te gjithë qytetareve te Maqedonisë. BDI e ka përsëritur gjate takimeve qe ka pasur gjate diteve te shkuara si me drejtues te VMRO-DPMNE, edhe te LSDM se nuk heq dore nga kushtet e saj per përdorimin e Gjuhës Shqipe si gjuhe zyrtare ne te gjithë territorin e vendit dhe per zgjatjen e mandatit te Prokurorisë Speciale. Mesnata shënon skadimin e afatit qe VMRO-DPMNE ka si force e pare ne zgjedhje per formimin e ekzekutivit. Nëse as deri ne keto ore te mbetura ish-kryeministri Gruevski nuk e formon dot qeverinë, mandati duhet t’i kalojë partisë së dytë më të madhe, Lidhjes Social-Demokrate te Zoran Zaev.
Sigal