Maqedoni – BDI: Të premten bisedohet për një platformë bashkëqeverisje

437
Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, deklaroi të enjten pas përfundimit të takimit të Kryesisë që zgjati më shumë se 7 orë, se është biseduar vetëm për gjuhën dhe bisedimet do të vazhdojnë ditën e premte ku edhe do të finalizohen edhe pikat tjera.

“Kryesia e BDI-së shteroi të gjitha argumentet, sa i takon ligjit të gjuhës shqipe, në fund unanimisht dha pëlqimin për tekstin e këtij ligji, ku e përmbyllim këtë pjesë të debatit dhe prej ditës së premte do të fillojmë me pjesët tjera të harmonizimit të mundshëm të një platforme për bashkëqeverisje” u shpreh Osmani.

Mediat në Maqedoni raportojnë se Kryesia e BDI i ka dhënë dritën jeshile ligjit për gjuhën, duke kaluar të gjitha nenet e ligjit.
-Ligji për shqipen u diskutua nen për nen, me sqarime e argumente
-BDI-ja kalon ligjin për gjuhën shqipe, kyç për hapin e radhës me LSDM-në
-Kryesia e BDI-së hap debate për temat e tjera të platformës
-Pas ligjit për shqipen, nis tema mbi zgjidhjet ligjore për barazinë ekonomike

Nga brenda BDI-së bëhet me dije se: “NENET e ligjit janë KALUAR tashmë të gjitha. Në shqyrtim janë vetëm vërejtje të përgjithshme. NUK KA MENDIME KUNDËR, por thjesht jepen SQARIME dhe ndahen mendime për mënyrën e përdorimit të shqipes si dhe zbatimin e ligjit në tërësi, bashkë me institucionet që do monitorojnë këtë zbatim. Bëhen përpjekje që diskutimi i ligjit dhe dhënia e pëlqimit për të, të përmbyllet që SOT, orëve të vona”!

Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe do të avancoj çështjen shqiptare, është moment historik për të cilin kemi pritur plot 15 vite, u shpreh madje në një intervistë për Programin 200, Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

“Moment historik për të përmbyllur një proces të Marrëveshjes së Ohrit, jemi shumë të vëmendshëm dhe nuk shpejtojmë. Derisa nuk përmbyllet çështja e ligjit për gjuhën shqipe as që do të hapen pikat e tjera të marrëveshjes. 15 vite kemi pritur për ta mbyllur këtë çështje shumë të rëndësishme për shqiptarët”, deklaroi për Alsat-M Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.
Sigal