Maqedoni/ 2000 emigrantë nga Siria vetëm në dy ditët e fundit

429
Ka arritur në 2000 numri i emigrantëve që dy ditët e fundit kanë hyrë në Maqedoni. Kështu bëjnë të ditur nga OJQ-ja “Legis”, të cilët si shkak për rritjen e numrit të refugjatëve përmendin ndërtimin e murit në kufirin Serbi-Hungari, që pritet të përfundojë deri më 31 gusht.Nga “Legis” pohojnë se refugjatët e fundit që hyjnë në Maqedoni vijnë nga vendet e prekura nga lufta dhe me plagë akoma të freskëta në trup. 
“Ajo që mund të vërejmë tani është se refugjatët nga Siria vërtet vijnë drejtpërdrejtë nga Siria. Disa, vetëm para një jave kanë ikur nga Alepo, Homs dhe shumë vende tjera që janë të përfshira nga lufta. Javën e kaluar kishim dy fëmijë të vegjël, 4 dhe 5 vjeç, njëri prej tyre nuk kishte aspak gjymtyrë dhe i tëri ishte me plagë të freskëta”, pohon për mediat Mersiha Smailloviç, përfaqësuese e “Legis”.
Sigal