Maqedonasit duan të asimilojnë shqiptarët me dekulturizim

488
Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë, sistematikisht synon “dekulturimi përmes asimilimi tinëzar”, sikurse vërejnë sociologët. Shqiptarët quhen “njerëz mali”, “ardhacakë” apo epitete tjera të qëllimshme të kësaj natyre, ka kohë që janë konfirmuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) si elementë që duhen eliminuar me qëllim të ruajtjes së balancave ndëretnike. Mirëpo, në anën tjetër përmes përkthimeve tekstuale MASH ka lejuar mijëra gabime të qëllimshme të cilat duan të asimilojnë dhe dekulturojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni. Fraza të tëra në gjuhën maqedonase, sintaksë gramatikore sipas natyrës së gjuhëve sllave, emërtime personazhesh me “Maria”, “Goran”, toponime, ngjarje dhe këngë në gjuhën maqedonase i gjen edhe sot e kësaj dite në librat që u dedikohen nxënësve shqiptarë duke bastarduar historinë, gjuhën, gjeografinë dhe gjuhën shqipe. Këngë të tilla për programet shqiptare si “Jana ndërtoj një pyll, “Eja Milkë të ikim”, Kalina të çova ujë. “Padyshim se janë tendenca të qarta, që përmes këtyre formave t’ju imponohen shqiptarëve elemente sllave”. Qëllimi i gjithë kësaj është që në mënyrë tinëzare të inkuadrohen elementet joshqiptare me qëllim, që dalëngadalë të arrihet “dekultirim” apo asimilim i qetë kulturor i shqiptarëve nga ana e shumicës maqedonas. 

Shtrembërimi me tesktet
Në strumbullarin e këtyre punëve të shëmtuar qëndrojnë disa “Ustallarë” maqedonas që kanë vetëm një pikësynim me tekste të gabuar qëllimisht duan të dekulturojnë fëmijët shqiptarë. Në librin e historisë shqiptarët si një pjellë qëllim keqe që nuk i duan të mirën vendit të tyre, Maqedonisë! Në tekstet e gjuhës dhe letërsisë harrohen qëllimisht autorët shqiptarë dhe merren nga letërsia e huaj disa autorë me tekste që nuk përkojnë fare me moshën e nxënësve të klasave të shkollës 9-vjeçare. Për aftësitë psikike të fëmijëve të moshës gjashtë-shtatë vjeçare, rezultati i përgjigjes nuk është tjetër veçse një grumbull shkronjash pa kuptim, në një gjuhë tjetër e cila nuk mund të jetë e konceptueshme për ta, pasi nuk është në natyrën e gjuhës shqipe, në të cilën edhe zhvillohet mësimi. “Raste të këtilla e vendosin nxënësin në situata të palakueshme.” Krijojnë hutim dhe pasiguri tek ta, pasi në pritje të një përgjigje të logjikshme dhe të kuptueshme nxënësit, kuptohet jo për faj të tyre, ndeshen me situata dhe fraza të pakuptueshme. “Gabimet që vijnë si rezultat i përkthimeve tekstuale nga maqedonishtja, ndikojnë shumë negativisht në suksesin e fëmijëve. Nxënësit mësojnë gjëra të gabuara në vend që të përparojnë në nxënien e njohurive të reja, ndërsa arsimtarët merren me gjetjen e gabimeve në vend që të zhvillojnë orën e mësimit. Pra, duhet të merren me gjetjen e gabimeve, sqarimin e tyre. Arsimtarët për të shmangur gabimet që kanë bëtë të tjerët, me pa të drejtë vihen para detyrimit që të sajojnë shembuj të tjerë, me qëllim që të krijojnë ilustrime të tjera për nxënësit. E gjithë kjo është humbje e kohës dhe lojë nervash. 
Përgjegjësia e Minsitrisë së Arsimit
Konkretisht përgjegjësia bie mbi MASH-it që të angazhojnë përkthyes kompetente dhe jo persona që nuk e kanë idenë e përkthimeve. “Fajtor për këtë gjendje janë personat e kyçur në të gjitha instancat e përgatitjes së librit, nga recensentët e deri te MASH-it. Prandaj, përfaqësuesit në organet qeveritare, duhet të angazhojnë profesionistë që do të kujdesen për mbrojtjen dhe pastërtinë e gjuhës shqipe, për suksesin e mirëfilltë të nxënësve si dhe të gjejnë format për motivimin e ekspertëve të fushës për botimin teksteve origjinale për nxënësit shqiptar, e jo të përkthejnë libra me perona të cilët kanë mbetur pa punë apo i kanë kushërinj apo miq. Angazhojnë njerëz, të cilët meqë nuk janë kompetent i masakrojnë përmbajtjet mësimore të atyre librave. Pasojat janë alarmante. Nëse bëjmë një analizë në aspektin sociologjik, nuk është e vështirë të arrihet në përfundim se tekstet e përkthyera fjalë për fjalë kanë shkaktuar dëm shumë të madh në fushën e të kuptuarit të lëndës mësimore. Përveç humbjes së logjikës, një prej pasojave më të rënda, sipas tij, është demotivimi. “Moskuptimi i një teksti dhe habia që shkaktohet te nxënësit, reflekton në mënyrë të drejtpërdrejtë me humbjen e interesimit për mësim. Ky është një raport i natyrshëm i nxënësit me mësimin dhe që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në uljen e suksesit të nxënësve. “Në tavolinën e ministrit ndodhet një analizë me gabimet e gjetura në tekstet shkollore, që është punuar nga një komision i posaçëm me 11 anëtarë. Mirëpo meqë nuk e kam parë analizën nuk mund të them për cilat libra dhe për çfarë gabimesh bëhet fjalë
Sigal