Manoj Bhargava, miliarderi që dëshiron të japë 99 për qind të pasurisë së tij

502
Pronari i kompanisë që prodhon pije energjike, do të japë 99 për qind të pasurisë së tij prej katër miliardë dollarësh. Manoj Bhargava, që është pronar i kompanisë “5-hour-energy”, ka vendosur të japë pothuajse tërë pasurinë e tij, për të krijuar lëvizjen “Billions in Change”. Kjo do të ndihmojë kompanitë dhe projektet e ndryshme, për të krijuar gjëra praktike dhe që janë të padëmshme për natyrën. “Ndihma që i bëhet tjetrit, është zgjedhja më e mirë për të shpenzuar pasurinë. Zgjedhjet tjera, si shpenzimi për veten, janë të padobishme dhe dëmtuese”, ka thënë ai mes tjerash, në dokumentarin e postuar më poshtë.
Sigal