Manifestime të reja në Francë, kundër reformave të Macron për punën

584
Kundërshtarët e politikës liberale të presidentit francez, Emmanuel Macron mobilizohen sot për herë të katërt në rrugë duke shpresuar që të dëgjohen nga një qeveri që duket e vendosur.
Mijëra persona kanë filluar të parakalojnë sot në shumë qytete, para se të mbahet një manifestim në Paris pasdite.
Gjithsej janë parashikuar rreth 170 manifestime në të gjithë Francën.
Tre manifestime të para janë zhvilluar tashmë ku manifestimi i parë kishte mbledhur në të gjithë Francën më 12 shtator rreth 500 000 persona, shkruan ata.
Kjo reformë synon, sipas qeverisë, të lehtësojë rregulloren e punësimit për të luftuar një papunësi franceze më të lartë se mesatarja evropiane.
Sipas kundërshtarëve të saj, ajo përfaqëson një zvogëlim të të drejtave të punëtorëve.
Sigal