Malta refuzon pritjen e një anijeje me 600 refugjatë që kishin mbetur në Mesdhe

527
Sigal

Malta konfirmoi refuzimin për pritjen e një anijeje të një OJQ-je franceze që transportonte më shumë se 600 migrantë të mbetur në Mesdhe, pas kërkesës së Italisë.

“Kryeministri maltez, Joseph Muscat zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin italian, Giuseppe Conte dhe konfirmoi se Malta po reagon konform detyrimeve ndërkombëtare”, njoftoi në një komunikatë qeveria malteze.

“Malta nuk do të presë më anije në këto porte”, vijon komunikata.

Malta reagoi pas kërkesës së paraqitur dje nga qeveria italiane në një komunikatë të përbashkët të ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini dhe ministrit të Infrastrukturave dhe Transporteve, Danilo Toninelli, zyrtar për mbikëqyrjen e brigjeve italiane.

Malta, thuhet në komunikatë italiane, nuk mund të vazhdojë të kthejë sytë nga të tjerët kur bëhet fjalë për respektim të konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e jetës së njerëzve.

“Ky është shkaku pse ne i kërkojmë qeverisë së Maltës të presë anijen “Aquarius” për t’i dhënë ndihmën e parë migrantëve që janë në bord.

“Aquarius”, një anije e OJQ-së franceze SOS Méditerranée, ka mundur të shpëtojë 620 migrantë gjatë gjashtë operacioneve të ngjashme në Mesdhe.

Një zëdhënës maltez deklaroi se shpëtimi në fjalë ishte zhvilluar në zonën e kërkimit dhe shpëtimit libian dhe varej nga qendra e koordinimit të shpëtimit të Romës.

Anija ndodhet në det mes Maltës dhe Siçilisë dhe pret të zbarkojë migrantët në një port.

OJQ-ja francez theksoi se mes migrantëve ndodhen 123 minorenë të izoluar, 11 fëmijë dhe shtatë gra shtatëzëna.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte njoftoi se Italia kishte dërguar në drejtim të anijes dy patrulla me mjekë, të gatshëm për të ndërhyrë dhe për të mbrojtur shëndetin e të gjithë personave që ndodhen në bordin e ”Aquarius.