Mali i Zi, urdhër arresti ndërkombëtar për dy rusë dhe tre serbë

432
Sigal

Ministri tajvanez i mbrojtjes paralajmëroi sot për
rritjen e kërcënimeve nga Kina. Paralajmërimi erdhi pasi një grup anijesh
luftarake, në krye të të cilave ishte aeroplanmbajtësja e parë e Kinës, lundroi
në jug të Tajvanit në Detin e Kinës Jugore në kuadrin e manovrave të zakonshme
ushtarake.

Manovrat u kryen të hënën, më shumë se tre javë pasi
presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump pranoi një telefonatë të pazakontë
nga Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, duke shkaktuar protestë diplomatike
nga ana e Kinës.

Për shkak të veprimeve të zotit Trump, vëzhguesit
politikë në Tajvan besojnë se Kina po e shton trysninë mbi vendin ishull, që
ajo e sheh si territorin e saj, edhe pse dy vendet funksionojnë me qeverisje të
ndryshme që nga përfundimi i luftës civile në vitin 1949.

Tensionet mes Tajvanit dhe Kinës janë rritur
ndjeshëm që prej fitores së zonjës Tsai në zgjedhjet presidenciale të janarit.