Mali i Zi ndërton afër Dajçit, kamp refugjatësh

601
Mali i Zi po bëhet gati për ardhjen mundshme të refugjatëve nga Lindja e Afërt. Mbyllja e kufirit nga ana e Hungarisë dhe Kroacisë në drejtim të Serbisë mund të sjellë deri tek ndryshimi i rrugës nëpërmjet së cilës refugjatët nga Lindja e Afërt dëshirojnë të arrijnë në vendet e Bashkimit Europian. Në këtë rast, nëpërmjet Malit të Zi do të udhëtohet drejt Kroacisë, ndaj autoritetet malazeze kanë ndërmarrë hapat e parë, për të qenë të përgatitur në pritjen e fluksit eventual të refugjatëve. 
Pasi Qeveria e Malit të Zi formoi ekipin operativ për ndjekjen e situatës në lidhje me ardhjen eventuale të refugjatëve, në terren kanë filluar punimet konkrete. Në afërsi të vendkalimit kufitar Bozhaj, i cili nga Mali i Zi çon për në Shqipëri, në vendin Gjiri Nikine, ka filluar rregullimi i hapësirës ku në rast të valës së refugjatëve do të ndërtohet një kamp me tenda. 
Ndërtimi i kampit të refugjatëve në gjirin Nike
Vendi i Gjirit Nikine është larg Podgoricës më shumë se 20 kilometra, ndërsa nga vendkalimi kufitar Bozhaj rreth tre kilometra. Duke patur parasysh se vendi i zgjedhur i cili ndodhet në afërsi të kufirit me Shqipërinë, pritet që refugjatët në Mal të Zi të vijnë nga drejtimi i këtij vendi. Në zonën e cila është zgjedhur si kamp për refugjatët e ardhshëm veç më ka filluar të rregullohet hapësira. Rruga e cila çon deri në këtë vend është pastruar, ndërsa në fushat e gjera janë vendosur shtylla me reflektorë. 
Gjithashtu, është bërë tamponimi i një pjese të rrugës që automjetet dhe autobusët lirshëm të arrijnë deri në këtë vend. Objekti i braktisur i cili ndodhet në zonën ku do të ndërtohet kampi i refugjatëve do të rikonstruktohet dhe shfrytëzohet për nevojat e refugjatëve.
Ministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale të Malit të Zi, Zorica Kovaçeviç ka thënë në një deklaratë për “Anadolu Agency” se pritet që nëpërmjet Malit të Zi do të mund të kalojnë rreth 2.000 refugjatë në ditë. 
“Është rëndë të parashikohet se sa emigrantë mund të pranojë Mali i Zi, ndërsa ne parashohim se Mali i Zi do të jetë vend transit në rrugëtimin e tyre drejt Evropës Perëndimore. Atë që kemi marrë për bazë është se nëpërmjet Malit të Zi mund të kalojnë rreth 2.000 emigrantë në ditë si transit. Detyra jonë është që pasi ti pranojmë në Mal të Zi do të bëjmë gjithçka që t’iu sigurojmë transport deri në vendin e dëshiruar”, ka thënë Kovaçeviç.
Kur bëhet fjalë për vendosjen e refugjatëve në Mal të Zi, Qendra për Azilkërkuesit ka 80 vende, qendra për pranimin e të huajve ka 50 vende dhe Qendra publike “Ljuboviç” 25 vende, që gjithsej janë 155 vende në dispozicion. Nga Qeveria e Malit të Zi kanë bërë të ditur se me adaptimin e objekteve të policisë në Podgoricë dhe Zoganje afër Ulqinit do të sigurohen rreth 500 vende. 
Ministrja Kovaçeviç theksoi se në këtë moment Qeveria e Malit të Zi nuk ka marrë asnjë lloj informacioni se refugjatët janë nisur në drejtim të Malit të Zi. 
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e Malit të Zi, Kryqi i Kuq dhe ushtria do të angazhojnë rreth 600 persona në përkujdesin ndaj refugjatëve. 
Sigal