Mali i Zi ka pranuar ftesën formale për anëtarësim në NATO

57
Mali i Zi ka pranuar ftesën formale për anëtarësim në NATO. Shefi i diplomacisë malazeze, Igor Lukshiç, e ka marrë sot letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për nisje të procesit të anëtarësimit në NATO.

Ministria malazeze e Punëve të Jashtme dhe e Integrimeve theksoi se negociatat për anëtarësim do të zgjasin disa muaj. Pas negociatave, Mali i Zi dhe NATO do të duhej të nënshkruanin protokollin për anëtarësimin e këtij shteti në Aleancën ushtarake Veriatlantike. Statusi i anëtarit të plotfuqishëm në NATO Mali i Zi mund ta arrijë nga një deri në një vit e gjysmë.