Malezezi kërcënon shqiptarin pse foli shqip në Budva

60
Një shqiptar është kërcënuar me armë në Budave vetëm pse ka folur shqip. E përditshmja malazeze “Vjesti” shkruan se malazezi nuk e ka duruar faktin se dikush në territorin e shtetit malazez të mund të flasë gjuhën shqipe. Gojko B. nga Budva është vënë në pranga, pasi që ka kanosur me armë shqiptarin G.Sh nga Shkodra, duke i thënë atij se “të mësojë gjuhën malazeze”. Ngjarja ka ndodhur në mëngjes në një kafene autbusi në qytetin bregdetar malazez.