Madridi refuzon ftesën për bisedime me separatistët katalanas

564
Qeveria spanjolle ka refuzuar ftesën për një raund të ri bisedimesh me liderët separatistë, në rajonin verlindor të Katalonjës, të mërkurën në mbrëmje, në vazhdën e pasigurisë së vazhdueshme, pas referendumit të diskutueshëm të pavarësisë, javën e kaluar.
“Qeveria nuk do të negociojë mbi asnjë akt të paligjshëm, as nuk do të shantazhohet,” sipas një deklarate zyrtare, e lëshuar nga qeveria qendrore, në Madrid.
Duke iu referuar drejtpërdrejt liderit rajonal të Katalonjës, Carlos Puigdemont, i cili mbështet lëvizjen separatiste, deklarata theksonte dëmin serioz të shkaktuar nga lëvizja e pavarësisë dhe u kërkonte krerëve separatistë të takoheshin me të gjitha partitë në qeverinë rajonale katalanase.
Liderët separatistë në Katalonjë janë akuzuar për përpjekje për të përjashtuar partitë unioniste.
Dje në mëngjes, Puigdemont i bëri thirrje qeverisë spanjolle, e drejtuar nga kryeministri, Mariano Rajoy, që të takohej për negociata të reja.
Megjithatë, gjatë një interviste televizive në Barcelonë, lideri katalanas, 54 vjeç theksoi se pavarësia e rajonit do të bëhej realitet.
“Qeveria ime nuk do të heqë dorë as edhe një milimetër nga angazhimi i saj”, tha Puigdemont.
Sigal