A protestor holds a placard with an image of French President Emmanuel Macron and the slogan "Clear off, lazy, cynical, radical" during a demonstration against the French government's reform plans in Paris as part of a national day of protest, France, April 19, 2018. REUTERS/Philippe Wojazer
Sigal

Presidenti francez Emmanuel Macron ka premtuar një rritje minimale të pagave dhe koncesioneve tatimore në përgjigje të protestave të dhunshme për javë me radhë
Franca ka parë katër fundjava protestash të dhunshme kundër rritjes së taksave të karburantit, kostove të jetesës dhe çështjeve të tjera.

Gjatë një konference për shtyp drejtuar kombit, Macron tha se zemërimi i protestuesve ishte “i thellë dhe në shumë mënyra i ligjshëm”.

Paga minimale do të rritet me 100 euro në muaj nga 2019, tha ai.

Një rritje e planifikuar e taksave për pensionistët me të ardhura të ulëta do të anulohet, ndërkohë që punëdhënësve do t’u kërkohet të paguajnë një bonus për punonjësit, shtoi ai.

Shumë njerëz ishin të pakënaqur me kushtet e jetesës dhe mendonin se “nuk u dëgjuan”, tha ai.

“Unë di që disa prej jush janë lënduar nga fjalët e mia,” tha Macron.