Macron thirrje Evropës: Mos largoni Trump dhe Putin, do të gaboni rëndë

656
Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se Donald Trump e Vladimir Putin po vendosin në rrezik vlerat perëndimore të mirëkuptimit dhe tolerancës, por izolimi i tyre nga Evropa do të ishte kundër-produktiv.
Në një intervistë për rrjetin britanik BBC, Macron u shpreh kështu: “Nëse vendosni t’i largoni Trump e Puting nga Europa dhe vlerat tona, duke i thënë se ata po i tradhtojnë këto vlera, atëherë ne do t’i humbasim.”
Lideri amerikan dhe ai rus shihen nga shumë si rezistues ndaj vlerave të elitës liberale. Por Macron argumenton se Perëndimi ka gabuar në braktisjen e një narrative të përbashkët për vlerat dhe identitetin, problem që evidentohet qartë në dekadën e fundit, ku shoqëritë dhe vendet evropiane kanë humbur imagjinatën, ambicien dhe vizionin. Është frika, ndjenja e kërcënimit dhe vendosmëria për të mbrojtur diçka, ajo që sipas Macron, shtyn liderë si presidenti Putin të ndjekin një rrugë tjetër.
Duke bërë thirrje për një narrativë të përbashkët evropiane, Macron merr si shembull të ashtuquajturin Shteti Islamik, kërcënimi i të cilit ia doli ta bënte botën bashkë për të njëjtin qëllim. Gjatë deklaratës së tij, Macron vlerësoi se Franca ka rol të rëndësishëm në ruajtjen e vlerave perëndimore.
Sigal