Macron takon homologun rus: Me rërndësi për të dy ekonomitë intensifikimi i marrëdhënieve

437
Franca shpreson në intensifikimin e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë pavarësisht sanksioneve perëndimore të vendosura kundër saj shkak i krizës ukrainase, deklaroi sot në Moskë ministri francez i Ekonomisë, Emmanuel Macron.
“Është shumë e rëndësishme për dy ekonomitë tona intensifikimi i marrëdhënieve dhe progresi në mënyrë pragmatike”, u shpreh Macron, në prani të homologut rus Alexeï Oulioukaïev.
“Në mënyrë të padiskutueshme, marrëdhëniet diplomatike janë intensifikuar pavarësisht sanksioneve”, shtoi ai.
Vizita ime është një dëshmi e pastër në një kontekst të vështirë siç është rasti ynë, por tashmë duhet të ruajmë me fanatizëm marrëdhëniet tona ekonomike.
Macron dha këto deklarata pas takimit me homologun rus, Alexeï Oulioukaïev në përfundim të së cilit të dy ministrat nënshkruan një sërë kontratash në sektorët e aeronautikës dhe energjisë
Sigal