Macron Presidenti më i ri në historinë e Francës, mposhti Le Pen

559
Kandidati i qendrës Emmanuel Macron ka fituar me vendosmëri zgjedhjet presidenciale franceze, duke mposhtur kandidaten e ekstremit të djathtë Marine Le Pen.

Macron fitoi me 66.06% të votave kundrej 33.94% të rivales së tij, duke u bërë kështu në moshën 39-vjeçare Presidenti më i ri i vendit.

Macron gjithashtu do të bëhet presidenti i parë jashtë dy partive kryesore tradicionale që nga themelimi i republikës moderne në 1958.

Ai tha se një faqe e re po kthehej në historinë franceze.

“Dua që ajo të jetë një faqe e shpresës dhe e besimit,” tha ai.

Macron tha se kishte dëgjuar “zemërimin, ankthin dhe dyshimin që shumë prej jush i ka shprehur” dhe u zotua të kalojë pesë vitet e tij në detyrë “duke luftuar forcat e ndarjes që minojnë Francën”.

Ai tha se do të “garantojë unitetin e kombit dhe të mbrojë Evropën”.
Sigal