Lunaçek: Serbia dhe Kosova nuk kanë bërë sa duhet për implementimin e marrëveshjeve

483
Raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovën, Ulrike Lunacek, ka deklaruar Prishitina dhe Beogradi nuk kanë bërë sa duhet për implementimin e marrëveshjeve të firmosura në Bruksel.
Qëndrimi i saj u pasqyrua nga një letër dërguar Kreut të Misionit serb në BE, Dusko Lopandic, ku shkruhej se vendosja e dialogut është në të mirën e të dy vendeve.
Lunacek dënoi edhe përpjekjet e diplomacisë serbe për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Sipas saj, ky antarësim do të mundësonte një ruajtje më të mirë të trashëgimisë kulturore dhe fetare, pres së cilës do të përfitonte edhe kisha ortodokse serbe në Kosovë.
Zyrtarja e Parlamentit Europian dënoi dhunimin e objekteve fetare në mars të vitit 2004, por përgëzoi qeverinë për fillimin e punimeve për rinovimin e tyre.
Ulrike Lunacek mbajti më herët edhe një fjalim në Parlamentin Europian, gjatë sesionit ku u debatua për firmosjen e marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Ajo nënvijëzoi se kjo marrëveshje është një hap mjaft cilësor, teksa bëri thirrje për më shumë përpjekje për liberlaizimin e vizave për qytetarët kosovarë
Sigal