Lunacek: PE i jep dritën jeshile Kosovës për pjesëmarrje në programet e BE-së

480
Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, njëkohësisht raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët e Kosovës.
Lunacek përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se Parlamenti Evropian i ka dhënë sot dritën e gjelbër Marrëveshjes kornizë në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen në programet e BE-së.
“Parlamenti Evropian i ka dhënë dritën e gjelbër marrëveshjes kornizë mes Kosovës dhe BE-së, për pjesëmarrjen në programet e BE-së, hap i madh për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Lunacek.
Sigal