Luksemburg, një i vdekur dhe dy të plagosur nga përplasja e dy trenave

530
Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci paraprak i një aksidenti hekurudhor në Luksemburg. Sipas policisë franceze, përplasja kokë më kokë e dy trenave ndodhi rreth mesditës në pjesën jugore të qytetit. 

Një tren pasagjerësh u përplas më një tren mallrash kokë më kokë, në qytetin e Bettembourg-ut shumë pranë kufirit me Francën. Për pasojë humbi jetën shoferi i trenit të pasagjerëve.

Ndërkaq të plagosur rëndë mbetën shoferi dhe drejtuesi i bordit të trenit të mallrave.

Autoritetet kanë pezulluar trafikun hekurudhor midis qyteteve të Luksemburgut dhe Thionville në France për 48 orët në vijim.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Sigal