Luftimet në Kumanovë, Prokuroria maqedonase insiston: Rizaj dhe Ndrecaj u vranë në aksion

495
Prokuroria e Maqedonisë ka deklaruar se Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj, dy prej shtetasve të Kosovës të vrarë në konfliktin e armatosur të Kumanovës, kanë humbur jetën në aksion, në përpjekje për të hedhur poshtë dyshimet se ata ishin ekzekutuar pas arrestimit.
E megjithatë, e pyetur nga mediat maqedonase për të sqaruar shkresën e dërguar nga Ministria e Jashtme e vendit në Kosovë, ku dy personazhet, ish-luftëtarë të UÇK-së, janë vendosur në listën e të arresturve, Prokuroria ia kalon topin Ministrisë duke shmangur shpjegimin e kësaj mospërputhje.
Ndërkohë, është po prokuroria e Maqedonisë që njofton se procesi gjyqësor i grupit të Kumanovës do të nisë në shtator, ku ata do të procedohen për akuzën e terrorizmit.
Ky afat i zgjatur është justifikuar me faktin se dosja e çështjes është voluminoze dhe duhet kohë për të përgatitur të gjitha materialet.
Përveç 10 të vrarëve gjatë luftimeve nga ana e grupit të Kumanovës, në qeli gjenden momentalisht 28 vetë, që prej arrestimit të tyre në 10 maj, pas dy ditësh luftime në një lagje shqiptare të qytetit.
Sigal