Luftëtarët e ISIS do të vdesin të gjithë

444
I dërguari amerikan që po koordinon ofensivën në Mosul, thotë se luftëtarët e ISIS-it në këtë qytet do të vdesin që të gjithë.

“Shteti Islamik është bllokuar. Ata nuk do të dalin gjallë prej andej. Ushtria irakiane e ka rrethuar të gjithë Mosulin dhe ka tani nën kontroll edhe rrugën e fundit në dalje të tij. Me mbështetjen e SHBA-së, trupat e Bagdadit po hyjnë më në thellësi të qytetit të dytë më të madh të vendit, për të marrë pozicionet që ende janë në duart e ekstremistëve”- deklaroi Brett McGurk.
Sigal