Luftë shqiptare në Belgjikë! Përdoren hekura dhe thika në sherr… vdes një grua

574
Sigal

Një sherr i dhunshëm midis dy bandave kriminale ka shkaktuar panik në një qytet të Belgjikës si dhe ka lënë të vdekur një grua 42 vjeçare.

Media belge shkruan se sherri ka ndodhur mes bandave rivale shqiptare orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Ans (Liege, Belgjikë). Bilanci është i rëndë, një grua e vdekur dhe katër persona të plagosur rëndë.

Në media nuk është bërë publik ende asnjë identitet i personave të përfshirë në sherr, por shkruhet se konflikti është përshkallëzuar në përdorimin e shufrave të hekurit e shkopave të bejsbollit, e madje dhe thikave.

Një grua 42-vjeçare humbi jetën pas lëndimeve të shumta që mori”, njoftoi prokuroria belge. Mësohet se gruaja në fjalë ishte pjesë e njërës prej bandave dhe ka ndërhyrë për të ndihmuar një mik, në momentin kur një makinë e ka përplasur për vdekje.