“Luftë” në mes të Athinës! Banda shqiptare përplaset me armë me atë ruse

466
Sigal

Një “luftë” e vërtetë me armë ka përplasur këtë të diel një bandë shqiptare me një tjetër bandë ruse në zonën e Peristerit në Athinë të Greqisë.

Dy persona kanë mbetur të plagosur si shkak i shkëmbimit të të shtënave, ndërsa media greke bën me dije se konflikti ka ardhur si pasojë e përplasjeve për trafikun e drogës në zonë mes dy bandave.

Policia ka nisur hetimet dhe deri më tani nuk ka arrestuar asnjërin prej trafikantëve të përfshirë në përplajen e armatosur. Në vendngjarje janë gjetur deri më tani 8 gëzhoja.

Të plagosurit janë transportuar në spital dhe kanë marrë ndihmën mjekësore. Fatmirësisht këta të fundit nuk rrezikojnë jetën pasi plumbat që kanë marrë i kanë goditur në këmbë.