Luftë me ISIS, ushtria turke hyn në Siri sulmon militantët

455
Ushtria turke është përfshirë për herë të parë në luftime të drejtpërdrejta me militantët e Shtetit Islamik brenda Sirisë, pasi këta të fundit hapën fillimisht zjarr në drejtimit të kufirit turk duke vrarë një ushtar. Sipas deklaratës zyrtare për shtyp të Forcave të Armatosura Turke, sulmi ka ndodhur rreth orës 1:30 të drekës, kur pesë militantët e ISIS kanë qëlluar në drejtim të kufirit turk duke vrarë një ushtar dhe plagosur dyu të tjerë. Nga kundërpërgjigja e ushtrisë turke ka mbetur i vrarë një pjestar i grupimit terrorist dhe janë dëmtuar disa mjete të tyre. Në Ankara, kryeministri Ahmet Dautollu raportohet të ketë mbledhur Këshillin e Lartë të Sigurisë, me krerët e ushtrisë dhe të agjencive të shërbimit sekret, ndërsa raportohet se tanket turke vazhdojnë të qendrojnë brenda territorit sirian pavarësisht tërheqjes së militantëve të ISIS.
Disa orë para përplasjes, dy shtetas rusë me origjinë çeçene u ndaluan në Kilis pasi po përpiqeshin të kalonin kufirin me Sirinë ilegalisht, për t’u bashkuar me ISIS.
Përballja e parë mes ushtrisë turke dhe grupimit ekstremist që ka arritur të marrë nën kontroll pothuajse të gjthë territorin sirian përgjatë vijës kufitare me Turqinë, ndodh pasi të hënën një militante e ISIS hodhi veten në erë në Suruç duke vrarë 32 pesona, ndërsa të të mërkurën dhe të enjten, tre policë turq mbetën të vrarë në rajonin juglindor, ku ka një numër të madh të pakicës kurde në vend.
Sigal