Lufta tregtare, Trump kërcënon BE-në për importin e automjeteve: Ndërtoni këtu!

537
Sigal

Nxehen gjakrat për ‘luftën’ tregtare. Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka vijuar me kërcënimet ndaj Europës se do të përshkallëzojë një luftë tregtare. Trump deklaroi se do të vendos një tarifë prej 20 përqind në të gjitha importet e SHBA-ve, në makinat nga Bashkimin Evropian.

“Nëse këto tarifa dhe barriera nuk do të shkatërrohen së shpejti, do të vendosim një tarifë prej 20% në të gjitha makinat e tyre, që vijnë në SHBA. Ndërtoni makinat këtu!”, thuhet në reagimin e Trump në rrjetin Twitter.

Kujtojmë se SHBA aktualisht imponon një tarifë prej 2.5 për qind në makinat e pasagjerëve të importuar nga Bashkimi Evropian dhe një tarifë prej 25 për qind në kamionët. Ndërkohë, Bashkimi Europian imponoi një tarifë prej 10 përqind në makinat e importuara nga SHBA.