Lufta ndaj Shtetit Islamik, Obama telefonatë me Erdogan

547
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, dhe presidenti turk, Erdogan, janë zotuar gjatë një bisede telefonike se do të intensifikojnë luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik ISIS dhe se do të forcojnë opozitën e moderuar siriane. Biseda e tyre vjen pak ditë pasi Turqia është shprehur se armët e siguruara nga SHBA-ja për rebelët sirianë, mund të bien në duart e militantëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit dhe mund të përdoren kundër Turqisë.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Obama dhe Erdogan kanë rënë dakord për nevojën urgjente të ndalimit të sulmeve nga militantët kurdë në Turqi. Sakaq, Obama ka bërë të ditur se një forcë prej 9,800 ushtarësh amerikanë në Afganistan, do të mbetet atje deri në fund të vitit 2016 dhe se nuk do të tërhiqet gradualisht, ashtu sikurse u parashikua më herët. Ai shtoi më tej se misioni i forcave amerikane “nuk do të ndryshojë” dhe se ato do të vazhojnë të trajnojnë forcat afgane të sigurisë dhe të mbështesin operacionet kundër terrorizmit në Afganistan.
Sigal