Lufta kundër ISIS, Obama dërgon 500 trupa shtesë në Irak

496
Presidenti amerikan Barak Obama do të dërgojë 500 trupa të tjerë në Irak, të cilët do të ndihmojnë në trajnimin e forcave ushtarake vendase që luftojnë kundër Shtetit Islamik.
Sipas informacioneve nga administrata Obama, trupat amerikane do të vendosin bazat e tyre në provincën e Anbarit, ku edhe më pas do të nisë stërvitja e përbashkët. Më herët gjatë javës, presidneti amerikan deklaroi se Shtetet e Bashkura të Amerikës duhet të hartojnë një strategji të plotë për të ndihmuar Irakun të rimarrë territoret e kosnfiskuara tashmë nga militantët esktremistë.
Shteti Islamike mori kontrollin e qytetit të dytë më të madh të Irakut, Mosulit një vit më parë dhe që aktualisht jeta e banorëve atje është shndërruar në ferr. Por avancimi i kapjes së territoreve nga Shteti Islamik vijon pavarësisht sulmeve ajrore të koalicionit ndërkombëtar, drejtuar nga Shtetett e Bashkuara. Aktualisht në Irak ndodhen rreth 3,000 ushtarakë amerikanë, përfshirë trajnerët dhe këshilltarët. Por situata atje është kritike.
Vetëm të martën 20 persona humbën jetën si pasojë e shpërthimeve të ndryshme me bomba në Bagdad. Të gjithë viktimat ishin civilë të pafajshëm, duke lënë të kuptohet se ekstremistët nuk kanë në objektiv vetëm oficerët e policies, ushtrinë apo qeverinë
Sigal