Lufta e tretë nis nga Franca. A e parashikon drejtë Nostradamus?

546
Profeti francez Nostradamus ka parashikuar se ISIS do të dominojë disa pjesë të Evropës, çka do të shkaktojë luftën e tretë botërore. Profecitë e Nostradamus janë të frikshme, madje kur i mendon disa prej tyre historia i ka vërtetuar. A gabon ndonjëherë profeti francez? Franca u godit, por a është fillimi i fundit siç parashikon Nostradamusi?
“Lufta e madhe do të fillojë në Francë dhe më pas e gjithë Europa do të goditet. Ajo do të jetë e tmerrshme dhe e gjatë për të gjithë. Më në fund do të vijë paqja, por do të jenë të paktë ata që do ta shijojnë”, shkruan Nostradamus.
Këto janë kërkimet që po dalin në dritë kohët e fundit.Disa besojnë se Nostradamusi ka parashikuar sundimin e Napolenonit dhe Hitlerit, si dy rastet e para të të antikrishit.
Kur ai flet për luftën e tretë dhe Antikrishtin e fundit ai i referohet ai ISIS?Shumë prej hulumtuesve të profetit francez, i cili vdiq në vitin 1566, besojnë se ai ka parashikuar në mënyrë korrekte aktet barbare të bërë nga ISIS në Lindjen e Mesme, duke përfshirë fushatën e e Shtetit islamik për të pushtuar hapsira në Evropë.
Në një website, Nostradamus 2242, thuhet se lufta e tretë botërore do të nis këtë vit si pasojë e sulmeve të ISIS dhe botës do t’i vijë fundi në vitin 2242, 27 vite më vonë.
Në websitë listohen 4 frazat të cilat paralajmërojnë ngjarjet në Irak dhe në Siri. Në to thuhet:
“ Ai do të vijë i lig, i pakëndshëm, në mënyrë tiranike duke nisur nga Mesopotamia.”
Pikësynimi i ISIS është Mesopotamia, Iraku i sotëm. ISIS është po ashtu grupi më i fuqishëm terrorist, falë kontribuesve të shumtë. Flamuri dhe uniforma e ISIS është e zezë, ata përdorin metodat tiranike të ligjit islamik.
Më tej, në websitë flitet vecanërisht se mbas sulmeve të 2003 në Amerikë, Al kaeda do të çojë në organizimin e ISIS.
“Nga qielli do të vijë mbreti i madh i terrorit”, duke folur për Bin Laden si antikrishti i tretë. Më tej raportet flasin se ISIS ka patur 40 kg uranium kur pushtoi Irakun, dhe deklaron se do të pushtojë Spanjën, Greqinë dhe pjesën më të madhe të Ballkanit.
Por nuk mbaron me kaq. Në profecitë e tij flitet për një sulm të mundshëm mbi Romën.
“Kuajt e kozakëve do të pinë ujë në burimet e Romës. Roma do të zhduket dhe zjarri do të bjerë nga qielli duke e zhdukur qytetin. Çdo gjë do të humbasë dhe do të shihen vetëm vrasje”, shkruante Nostradamus 5 shekuj më parë.
“Të drejtët do të vuajnë shumë. Roma do të humbasë besimin dhe do të bëhet foleja e Antikrishtit. Djajtë do të shkaktojnë rrëmuja dhe njerëzit do të bëhen perversë gjithnjë e më shumë”, thuhet më tej në parashikimet e tij. 
Sigal