‘Lufta bërthamore mund të plasë në çdo moment’, deklarata ‘bombë e Koresë së Veriut

604
“Arriti pika kulmore, lufta bërthamore mund të shpërthejë në çdo moment”, ka deklaruar zyrtarisht Koreja e Veriut permes zv/ambasadorit në Kombet e Bashkuara, Kim In Ryong.
Deklarata u be mbrëmë në Komitetin e OKB-së për Çarmatim. Sipas tij, Koreja e Veriut është bërë një fuqi e kompletuar bërthamore dhe paralajmëroi se e tërë SHBA-ja është brenda diapazonit goditës së vendit të tij.
“Derisa nje vend nuk merr pjesë në veprimet ushtarake të SHBA-së kundër Koresë Veriore, ne nuk do të përdorim apo ta kërcënojmë me armë bërthamore atë vend”, ka thënë Kim.
Këto komente janë të ngjashme me paralajmërimet tjera që Koreja Veriore i ka bërë në disa muajt e fundit teksa tensionet rriten mes vendit të izoluar dhe Administratës së presidentit Donald Trump.
Sigal