Luanët sulmojnë automjetin e turistëve në Tanzani

529
Në Parkun Nacional të Serengetit në Tanzani, disa turistë kanë përjetuar tmerrin, kur u sulmuan nga disa luan. Ata i kanë qëlluar xhamat me putra dhe i kanë kafshuar rrotat, duke iu shpuar gomat. Turistët kanë mbetur për afro një orë në veturë, sepse kafshët kanë qëndruar para, teksa rrotat ishin të shpuara. Fotografitë e bëra nga Emmanuel Bayo, e tregojnë momentin dramatik, kur ata sulmojnë veturën e kuqe, që ishte duke bartur turistët. “Nuk është parë ndonjëherë, që luanët të sulmojnë veturat, e aq më pak të kafshojnë rrotat” ka thënë Bayo, i cili është cicëron i parkut.
Sigal