Luan Shmilli/ Zbulohet në Xhenova arkivi i dinastisë së famshme shqiptare

587
Sigal

Festa futbollistike e ndeshjes Itali-Shqipëri, mendoj se nxiti gatishmërinë e specialistëve italianë për kërkesën. Dëshmi të lashta për shqiptarët autoktonë.

Sot, pikërisht sot, kam arritur suksesin më të rëndësishëm, në emigracion. Kam zbuluar arkivin e “fshehtë” të dinastisë së famshme shqiptare, në perëndim, atë të Dinastisë Durrësi!

Duhet thënë se ky arkiv, sekret, pas kërkesave dhe “lutjeve” të një pas njëshme dhe “mërzitjeve” këmbëngulëse që u bëmë drejtuesve të bibliotekës më të madhe të Xhenovës, ata vetë më njoftuan: “Arkivi i durrsakëve mund të shikohet!”

Ç’ mund të ketë ndodhur pas 2 vjet kërkesash dhe lutjesh? Sinqerisht nuk e di dhe nuk kërkova ta di, por mendoj jo këmbëngulja ime, por ardhja nga Shqipëria e mbi 22 mijë shqiptarëve dhe emigrantëve me flamurin Kombëtar dhe shqiponjat dy krenare në stadiumin “Ferraris”, ku luajti futboll miqësor kombëtarja e Italisë me Kombëtaren shqiptare, (në ndihmë të të përmbyturve, me siguri i ka drejtuesit të angazhohen seriozisht dhe të gjejnë e të më “dhurojnë” përkohësisht arkivin e jashtëzakonshëm të dinastisë Durrësi (Durazzo). Kam shkruar edhe herë të tjera në shtypin shqiptar (Gazeta Telegraf) por dhe në rrjetet sociale rreth tyre nga autorë të tjerë, por asnjëherë nuk kam pasur dokumente “origjinale” në dorë si këtë herë! Bie përfundimisht dhe ndonjë paqartësi se “Durrsakët” vijnë nga Durrësi, (porti, si udhëtarë nga lindja) por nuk janë shqiptarë! Ata janë plotësisht shqiptar dhe ky arkiv i tyre e thotë qartë! Ata nuk pranojnë kurrsesi të quhen grekë, sllavë a turq…, por vetë shpallen SHQIPTARË!

E jashtëzakonshme! Kronologji dinastie që ke dëshirën jo vetëm ta lexosh, por të thuash: “Po ne të tjerët, përse nuk na kanë mbajtur e kemi mbajtur shënime mbi fisin nga vijmë?” Tashmë është hapur një “portë” e madhe e shqiptarëve që ndritën dhe ndikuan në lulëzimin e Europës mesjetare. Kudo financime oborresh mbretërore dhe princërore. Financime për kulturën, artin evropian, për shkrimtarë dhe piktorë… Durrsakët, gjenialet shqiptare që kanë lënë gjurmë pallatesh mbretërore, banka, teatro dhe kopshte botanikë!… Dhe të tjera që ndodhen ne këtë arkiv me mbi 600 faqe!