Luan SHMILLI/ Izraeli, shkolla që prodhon ardhmëri

51

10 Nobelistë në më pak se gjysmë shekulli. Të gjithë emrat e njohur të Intel, Google, Microsoft, kanë qendrat e kërkimit dhe zhvillimit në Izrael

Ndërsa zbresim në aeroportin e Tel Avivit, nën një mbrëmje të freskët të dhjetëditëshit të dytë të këtij shtatori të “revoltuar”, (nga protestat e mëdha të myslimanëve që morën shkak fyerjen nga një film plot mistere mbi profetin Muhamed) mua më vijnë në mend kujtime mbi këtë vend që nga monizmi ynë i ikur, por ende me njerëz drejtues gjer në krye të shtetit. Atëherë, për Izraelin kisha lexuar në shkollë dhe e vetmja gjë që më shkoi në mend, ato çaste zbritje nga avioni, mes një duzine njerëzish dhe në krah disa miq kameramanë e fotoreporterë ishte fakti që,  monizmi ynë kishte marrë përvojën izraelite të të gjithë popullit ushtar duke veshur me uniformë nga vajzat e shkollave të mesme, gjer tek gratë e uzinave e fabrikave… Më kujtohej edhe modeli izraelian i epërsisë së bujqësisë ku, sistemi i ujitjes dhe vaditjes ishte përvojë nga ky vend. Pastaj konflikti me palestinezët dhe botën arabe ku sistemi i kaluar mundohej, sipas mendimit tim, të ishte i ekuilibruar duke balancuar mosfoljen fare për fenë, (sepse ishim deklaruar vend ateist) dhe lajmëronim vetëm konfliktet duke mbajtur qëndrim të “pavarur” në OKB.

Natyrisht me Izraelin kishim edhe lidhje të tjera dhe në kafen e aeroportit, teksa na prisnin vendas dhe dhuruan kafe, kujtova e fola pse jo edhe për mbrojtjen që u kishim bërë izraelitëve në Luftën e Dytë Botërore, teksa tregonim vendlindjet tona. Nuk kisha fakte familjare të kishim ndihmuar izraelitë, por në Berat dija mirë që kishte familje të tëra, kryesisht në lagjen Murat Celepias që i kishin strehuar. Dhe tregova qytetin duke përfytyruar vet, si kujtim, se tre vjet më parë, atje, në Berat, ishte dhe deklarimi i ish- gazetarit të mirënjohur beratas, Arshin Xhezo, i cili në bisedë tek klubi “Dardha”, përballë Mangalemit, jo vetëm tregoi ngjarje, por deklaroi se po shkruante edhe një libër për hebrenjtë e mbrojtur nga qyteti ynë. Nuk di vërtet ç’bëri autori, por lexova se një tjetër publicist e poet beratas, Simon Vrusho, kishte botuar një libër interesant dhe cilësor me këtë temë. Pastaj, si nën një qiell të kthjellët, kur befas shpërthejnë bubullimat, më erdhi kujtimi i Mesisë së Humbur, profetit hebre, Sabatai Sevi, historinë e të cilit e ka publikuar gazeta “Telegraf”, muaj më parë. Ma kishte thënë së pari këtë emër pikërisht poeti, Simon Vrusho, me dëshirën e tij mos “gjeja diçka perëndimit” për profetin që përflitej se kish edhe varrin në Berat. Dhe, vërtet diçka gjeta nga ky sinjalizim. Një libër mbi profetin, ku nuk mungonte aspak Berati. Kjo m’u kujtua ndaj dhe e shfaqa “mburrshëm” duke befasuar shumë sidomos përkthyesen vendase, një brune me sy gështenjë, me emrin Akia që grupit tonë përherë të “hallakatur” (shpërndarë) i tregonte hollësi Izraeli, në anglisht dhe italisht. Diçka më kujtohej edhe për post monizmin, por më e fundit një “mizanskenë”, ku kryeministri ynë kish shkuar të falej “hebraisht”, në Murin e shenjtë, të cilin ne e vizituam pa shumë ceremoni fetare, madje me thumbime e humor përkthyeses që ishte, normalisht, plotësisht ateiste…thamë një dëshirë lutje…

Reportazhi ynë filmik “grumbulloi” gjithçka që duhej dhe ndërsa është ende në proces laboratori, ja vlen të tregojmë epërsitë e këtij vendi me “tru” të zhvilluar.

Nuk ka sekrete të mëdha, por ka punë dhe studim të madh, madje mund të thuhet së pari studim dhe pastaj punë!… Dhe kjo me sa pamë jashtë “temës” filmike, kultivohej që në “kopshte”, ngjitej në shkollat dhe universitetet (Halfa), i cili përgatit 70 për qind të inxhinierëve me rregullsi milimetrike dhe transparencë dijesh të përvetësuara dhe mirkontrolluara! Natyrisht, prodhimi nuk ka shumicë “analfabetësh” me diplomë (u skuqa kur nga Canale 5, i Berluskonit, -shihej me satelit- i mirënjohuri Paolo Bonolis, me ironi pyeti, për djall, një aktore: “Diplomën mos e ke marrë në Shqipëri, në Tiranë, si Renzo Bossi?”. Qeshën të pranishmit në Tel Aviv me vështrim nga unë dhe dikush më pyeti se “me sa lekë merret tani që u doli dhe nami?” Unë u mbrojta me masat ligjore dhe ata qeshën më shumë, duke më nervozuar disi…

“Këtu është “sekreti”  ynë”, tregon nobelisti kimist Shechtman, grupit tonë të xhirimit duke vazhduar: “Bioteknologjia, interneti, kompjuteri, janë djepi i avantazheve tona që rrisin, industrializimin, produktivitetin, krijojnë vende pune, por, dhe rrisin mirëqenien!” Izraeli studion, punon dhe përgatitet ushtarakisht. Kjo nuk mund të fshihet. Trinom që mban vendin në stabilitet ekonomik, dhe si flasin shifrat dhe vet mirëqenia, jashtë krizës. “Në princip ishte softëar, telekomunikacioni; sot është bioteknologjia, sërish softëar, dhe mbi të gjitha Ëeb me potencën e tij të pafundme. Për të drejtuar, për çdo shtëpi, për ta plazmuar çdo njeri sipas nevojave personale dhe të punës. Dhe nuk ka ndërprerje, “rrokullima”. Ka nisur që në vitet ’70 duke u zhvilluar e merituar “Palmën e artë” të potencës botërore në teknologji dhe komunikacion. Dhe, me rritje konstante, gjë që Izraelin nuk e gjeti të papërgatitur kriza botërore. Në Izrael të thonë se tashmë jeta jonë ka kohë që zhvillohet rreth një kompjuteri. Tanimë rreth tij, I-Pad e I-Phon. Kanë të drejtë: Nëse duam të bëjmë “muhabet” drejtpërdrejt nga një “Laptop” duhet të kemi një tru izraelit. Nëse kemi nevojë të ruajmë të dhënat sekrete të kompjuterit tonë dhe t’i mbajmë në xhep,”USB-në” na e shpiku një izraelit. Nëse duam që të dhënat tona të mos i shoh njeri në kompjuter, është sot një ndërmarrje e suksesshme izraelite që bën kriptazhin. Kudo ndihet “truri” elektronik që e aplikon njeriu i thjeshtë që nga presioni i ujit gjer tek organet e brendshme të trupit të njeriut. Teknikët dhe njerëzit e thjeshtë janë shumë më përpara kolegeve të tyre në vendet e globit. Pa folur për inxhinierët, kimistët, biologët. Energjia alternative, me zgjidhje natyrore, bio-teknologjia e aplikuar në agrikulturë, apo inxhinierinë gjenetike, janë promotorë zhvillimi. Një serë e madhe moderne ku kultivohet pjepri pa fara, dhe fiku i detit pa gjemba, është shkencë para se të jetë ndërmarrje “kolektiviteti”, ku shtetasit nuk mund të vriten mes tyre për një metër tokë kufiri mesjetar dhe politika të fërkojë duart se “tani që vriten dy, fitojmë ne të tretët votat për parlament e qeveri”. Janë shembull, (pjepri dhe fiku i detit) tashmë si prodhim klasik, por me bio-energjetikë izraelite, me lulëzim “start-up” të paimagjinueshme gjë që serën me prodhim të jashtëzakonshëm e ka kuotuar në Nazdaq (ku konfigurohet një tregues i vogël, i kushtuar plotësisht ndërmarrjeve izraelitëve. Të rinjtë izraelitë tashmë me potencialitet dijesh kompjuterike e kibernetike, kanë vullnetin të rriskojnë për të prodhuar dhe zhvilluar vendin, duke lënë pas ideologjinë e vjetër të “kibbutz” (socializmin me pritje porosish nga lart) kanë përqafuar “solidarizimin me zhvillim – prodhim që duhet për treg”. Nga Philips tek Motorola, nga Google tek Orakle, vendosin të stabilizojnë qendrat e tyre kërkimore dhe të zhvillimit në Izrael. Shkollat e mesme janë burimet e mëdha dhe shumë serioze nga përgatiten specialistët e ardhshëm dhe janë të shpërndarë fuqishëm në të gjithë vendin. Shpjegon Zohar Zisapel, Bill Gates i Izraelit: “Lëvizja jonë e decentralizuar, të lejon të maksimalizosh avantazhet e një ndërmarrje (kooperativë) të vogël në dimensione, si fleksibilitet dhe shpirt sipërmarrës, duke i lejuar në të njëjtën kohë shoqërisë pjesëmarrëse, të ndajnë, sipas kontributeve, të ardhurat dhe të rimotivojnë inovacione”. Aspak e vështirë! Më e vështirë, më tragjike, shpesh shumë varfërore, është krahasimi im me Shqipërinë time! Ku prona jo vetëm është tmerrësisht tjetërsuar, por nuk prodhon, nuk ka rendiment, madje toka vetëm në Shqipëri varfëron edhe vret njerëz… Dhe është dikush që me simbolet izraelite në kokë është bërë ca çaste izraelit duke u falur në murin e shenjtë të hebrenjve dhe mërmëritur një fjalë dëshire! Nuk dihet çfarë tha: Kur u kthye nga Izraeli orientoi çdo pronar të mbjell boronica, arrorë, manaferra… Unë thash një dëshirë po atje: “Populli im, t’i afrohet në mençuri dhe zhvillim popullit të Izraelit!”

Ndaj shkruajta këtë përvojë! Tel Avivi mbeti pas i pastër, i rregullt. Serish mbrëmje. Poshtë avionit çelur dritat e verdha të kryeqytetit, si verdherima “start-up” e miliona luleve të pjeprave pa farë, në serën e moderne, kuotuar në bursën Nasdaq!

Nga Izraeli, për “Telegraf”