Luan SHMILLI / Europa i kthehet kooperativave të monizmit shqiptar

676
Sigal

Kooperativat e kapitalizmit real. Përvojë inovative nga monizmi shqiptar!..

Nuk është më një kuriozitet. Asnjë rrugë e re e pashkelur për të përballuar goditjet e krizës dhe për të dalë i fortë prej saj. Përkundrazi, teorikisht dhe politikisht, është një kthim mbrapa, thonë ekonomistët realë të kapitalizmit në krizë. Dhe është e pamoralshme të mos e pranosh kthimin mbrapa tek kooperativat e tipit Leninist, që gjetën shtrembërim të tmerrshëm në Rusinë staliniste, por u rikuperuan gjithsesi jo keq në vendet ish-komuniste si në Bullgari dhe Rumani dhe çuditërisht kulmuan me avancim plotësisht pozitivist në vendin e vogël përballë Italisë, Shqipëri. Këtu kooperativizmi social, të paktën teorikisht, ka gjetur plotësisht epërsinë realizuese të aplikacionit dhe gjithpërfshirje të mendimit dhe realizimit të tij nëpërmjet krahut të punës dhe mjeteve të prodhimit disponues. Natyrisht, këtë konstatim të ekonomistëve dhe politologëve realë të kapitalizmit ne shqiptarët e njohim mirë, megjithëse duhet ta pranojmë se  nëse realizuam mirë idenë e kooperativizmit duke ngritur strukturën dhe superstrukturën e nevojshme, nuk realizuam mirë dy elementë kryesorë të zhvillimit, futjen e teknologjisë moderne dhe me sistemin e vetëmbylljes (strategji politike agjenturore e Beogradit me njerëzit e tij në krye të politikës shqiptare, për varfërim dhe shtrëngim represiv politiko-ekonomik shqiptarëve në mënyrë që të mos e donte Kosova Shqipërinë e varfër dhe me internime) nuk u kap tregu europian dhe ai botëror. Këto dy elementë kanë përgjegjësinë përse kooperativizmi shqiptar dështoi dhe as nuk u përafrua me kooperativizmin liberal kinez, që sot e ka çuar vendin në vend të dytë, por dhe me kooperativizmin socialist izraelit, aq të suksesshëm sot në tregjet botërore dhe në bursa. Miku im prof. Lufter Xhuveli me të cilin shkova në antagonizëm për zgjidhjen e tij jo racionale, sipas meje, në modulimin e tij të fundit politik që i shkaktoi edhe traumën politike, më ka treguar mua “gazetarit” dhe të tjerëve ish-kooperativistë në shtëpinë e një të persekutuari politik, ku dhe fjetëm se, “ne punonim, por lartë tek e ashtuquajtura politikë, gjithçka konceptohej dhe shtrembërohej edhe politikisht, duke na shpikur KQ, gjer dhe tufëzat”. Më kujtohet kjo bisedë mes ish të persekutuarve që realisht e donin dhe madje e votuan pothuaj në mënyrë plebishitare, ish-drejtuesin e tyre komunist. Prof.Xhuveli këtu kishte shumë të drejtë. Kooperativizmi ynë u bë varfërues sepse duhej bërë për “tmerr” të mos ikjes nga Beogradi i Kosovës. Komplet kooperativizmi ynë duhej bërë jo si në Gjermani, por as si në Izrael me “Parti të Punës” dhe as si i atij që e kishim “vëlla komunist”, Kina. Duke shkuar jo pa “orientim të huaj” në shtigje të pashkelura. (?!) Nga ç ‘shkatërroi kooperativizmi” i shtigjeve të pashkelura” dihet, sepse duhej të ishte e mirë si ide politike, por i keq për ata që u duhej aplikuar sepse kooperativizmi shqiptar duhej të ishte inproduktiv dhe tepër i varfër në shpërblim të punës së kryer të masivit të njerëzve. Njerëzve që kërkonin mirëqenie nëpërmjet shitblerjes së punës së tyre, që jepej si punë, por nuk vinte si shpërblim aq i domosdoshëm për një jetë normale. Po të shikohet me vëmendje, politika e PPSH e ka realizuar objektivin: ngritjen e kooperativave, por ajo jo kot mbeti gjerë këtu. Bile është politika ajo që nuk interesohet më për mirëqenien e njeriut prodhues në kolektivitet. Natyrisht edhe mjetet e prodhimit nuk ishin moderne, por me gomar, si ironizonte “Le Monde” këtë kohë te Berishës, ajo kohë nuk ishte. Pra, shkatërrimi i gjithçkaje, për rrjedhojë edhe punës kooperativiste shqiptare, ishte dhe u realizua si projekt për dikë që Shqipërinë nuk e donte nën Jugosllavinë, por Kosovën kurrë nuk do ta lëshonte. Dhe ky ishte Tito, që Stalinit i deklaroi: “Nuk ka Jugosllavi, nëse Shqipëria bashkohet me ne… Me Kosovën ata bëhen maxhorancë… Kemi projekt tjetër: Kosova nën Jugosllavinë, Shqipëria pas Kosovës, e varfër dhe pse jo e mjerueshme për të mos shkëputur Kosovën”. (lexo, “Tito: Bisedë me Stalinin” 1945). Natyrisht kooperativat përveç termit dhe idesë novative komuniste, gjithçka tjetër e kishin regres. Kosova është arsyeja që kooperativat edhe u shkatërruan, u sprapsën dhe u kthyen në copëzime me shpikjen partiake (ramiziste) tufëza, duke “shpikur” edhe rinia atëherë lerat për tufëzat. Natyrisht dështim dhe depresion tek njeriu që mbeti pa qumësht, pa mish, pa vezë. Më pas, me Berishën duket zgjatimi i projektit, tufëzat si dhe kooperativat u zhdukën fare duke e kthyer bujqësinë intensive në primitivizmin e njeriut të lashtë. Riprodhimi i një fotoje, kohë më parë në francezen “Le Monde”, ku një shqiptar në fushën e pafund punonte tokën me parmendë druri, me gomar, mprehur, është pasqyra më e trishtë dhe më antikombëtare ku e përfundoi ciklin e njeriut, i cili dihet tashmë e solli në pushtet me projekt, Berishën. Por bota, Europa ku duam të vemë e quan progres idenë e realizimit shqiptar me termin kooperativë. Shqiptarëve me të drejtë u duket neveri, kooperativa. Marrëzia e marrëzive. Dhe kanë të drejtë absolute. Por shqiptarët duan të hyjnë edhe në Europë dhe sërish jo vetëm kanë të drejtë, por janë edhe të vonuar, mundet hakmarrje përse Kosova, e ç liruar me luftë nga Beogradi (edhe sot këmbëngulin rikthimin nën Serbinë) dhe shikon bashkimin me Shqipërinë. Por Europa ka kooperativa dhe natyrisht të vetmet që nuk njohin krizë dhe punësojnë njerëz. Natyrisht moderne në gjithçka, por spunton e kanë nga…Shqipëria. Të paktën izraelitët, sikurse pohojnë, kanë studiuar kooperativat shqiptare me grup pune, në vitet ’70, dhe kanë transplantuar përvojën ideore në vendin e tyre. Natyrisht janë dhe sot me kooperativa moderne dhe prodhojnë pjepra pa farë, fiq deti pa gjemba, domate të zezë, ullinj vajshumë, etj.. Dhe bursa Nasdaq njeh mirë e propagandën në tregun botëror vlerën e kooperativave. Pra perëndimi na njeh mirë dhe zhvillon nga përvoja shqiptare fillimin e krijimit të kolektivitetit të grupit, kooperativën. Vetëm në Itali sot mbi bazë të përvojës shqiptare, numërohen mbi 79 mijë kooperativa ku janë punësuar 1 milion e 800 mijë njerëz. Natyrisht nuk kanë të ngjarë me ato të monizmit shqiptar. E megjithatë janë kooperativa. Më të paprekurat nga kriza 8 për qind më shumë edhe punëtorë të marrë në punë. Dhe fillimin e kanë në vitin 1971, si tregojnë pasqyrat me grafik publicitar. Çka ndodhur me ne, dihet. Nuk vazhduam dhe i gjejmë përpara aty ku duam të shkojmë. Në Europë… Është edhe Xhulio Tremonti, ministri “berluskonian” i Ekonomisë që në një libër mbi rrugët e daljes nga kriza, kërkon më shumë kooperativitet grupimi, sepse “ekonomia italiane vuan shumë nga individualizmi sipërmarrës që e ka spostuar kooperativizmin produktiv, kooperativizëm i cili sjell punësim dhe prodhim, rendiment dhe të ardhura duke mbushur portofolët e punonjësve me “llogarinë” me tregun që tërheq mallin. Kritika e tij, por edhe e shumë analistëve e specialistëve të ekonomisë reale, kanë filluar të ndryshojnë mentalitet. Kooperativa të shumta prodhimi të njohura, ndihmuara dhe kontrolluara nga shteti i kanë dhënë një frymëmarrje të re, shpresëdhënëse ekonomisë italiane ende në recension. Dhe kooperativat janë të ngritura mbi bazë modelimi dhe studimi zonal: pemëtari, blegtori, perime, peshkim etj… Kudo janë një normalitet interesant. Kooperativa e peshkimit e qytezës turistike të Camolit, për shembull, në Xhenova pasi ka marrë licencë për pjesë deti duke firmosur lejen 10 -vjeçare gjerë edhe ekologjistët, kultivon dhe tregton peshk, duke pasur treg të siguruar shitjeje dhe porosi deri te restorantet e kuzhinat e hoteleve. Asgjë nuk mungon dhe asgjë nuk vështirëson. Interneti, mjeti efikas që ndihmon kërkesën dhe garanton shpejt e me cilësi ofertën. Por jo vetëm në prodhimtari janë shtrirë kooperativat moderne, por edhe në sektorë të tjerë ku hyn ndërtimi, riparimi i objekteve dhe banesave, gjerë tek ofiçinat dhe ndërmarrjet e prodhimit të varkave dhe skafeve. Gazeta “Il sole 24 ore” dhe  “Afari & Financë”, në Itali, nxisin që në faqet e para “përvojën shqiptare” të dikurshme me kooperativa dhe që është braktisur për ç ka thamë më sipër. 200 vjet mund të duhet të kapim kooperativat e konsoliduara dhe në bursë të Izraelit dhe Italisë. Mos më shumë ato gjermane!… Dhe arsyet janë përsëri shqiptare. Duhet theksuar tërësisht antishqiptare. Nuk është nostalgji aspak. Është përparimi ynë i masakruar!…

 

Për “Telegraf” nga Italia