Londra kundër thirrjes për të pranuar më shumë emigrantë

438
Kryeministri britanik, David Cameron i ka thënë sot “jo” thirrjes për të pranuar më shumë emigrantë nga qindra mijëra, të cilët po vijnë nga Afrika e Veriut, Lindja e Mesme dhe Evropa. “Ne kemi pranuar një numër real azilkërkuesish nga kampet e refugjatëve sirianë”, u shpreh Cameron për televizionin ITV dhe mediat e tjera. “Mendojmë se më e rëndësishmja është të përpiqemi për të sjellë paqe dhe stabilitet në ato vende të botës”, shtoi ai. “Nuk mendoj se zgjidhja është pranimi i më shumë refugjatëve”, theksoi ai.
Ai e mori fjalën pasi Yvette Cooper, kandidate kryesore e partinë opozitare, Partia Laburiste bëri thirrje që Britania e Madhe të pranojë të paktën 10 000 refugjatë që vijnë nga Siria dhe vende të tjera në konflikt. “Janë me qindra mijëra refugjatë të cilët po largohen nga totalitarizmi i ri dhe Evropa e ka për detyrë t’i ndihmojë, siç dhe ne bëmë në brezat e mëparshëm”, tha Cooper dje në një fjalim te Qendra për Reforma Evropiane, institucion me qendër në Londër.
Sigal