Londra: Ish-spiuni rus Skripal u helmua në banesën e tij

566
Ish-agjenti i dyfishtë rus, Sergei Skripal dhe vajza e tij, të helmuar më 4 mars, patën kontaktin e parë me lëndën toksike në banesën e tyre në Britani të Madhe, njoftoi sot polirica britanike.
“Ekspertët përcaktuan se përqëndrimi më i lartë i agjentit neurotoksik ndodhej në portën hyrëse të kësaj banese”, njoftoi policia në një komunikatë.
“Gjurmë të agjentit nervor u gjetën gjithashtu edhe në vende të tjera që kishin kërkuar hetuesit javët e fundit, por në përqëndrime më të ulëta se sa ato të gjetura në banesën e tij”, theksoi Dean Haydon i policisë londineze, shkruan atsh.
Londra akuzoi Rusinë se është përgjegjëse e helmimit të Sergei Skripal dhe të vajzës së tij, ndërsa Moska i ka mohuar këto akuza.
Sigal