Londër, tenton sulme terroriste në metro, ndalet nga policia

56
Një plagosje me thikë në stacionin e metrosë Leytonstone, në juglindje të Londrës po trajtohet si akt terrorist. Policia Metropolitane thotë se një 29-vjeçar ka plagosur me thikë tre persona. Përpara se të godiste pasagjerët, ai ka bërtitur: Kjo është për Sirinë dhe gjaku juaj do të derdhet për këtë gjë”. Një nga të plagosurit ka lëndime të rënda ndërsa dy të tjerë vetëm disa gërvishtje. Downing Street tha se ishte duke vëzhguar situatën nga afër.
“Kemi të bëjmë me një hetim që po vazhdon dhe po e ndjekim situatën nga afër pasi po dalin detaje të tjera”, deklaroi shefi i Njësisë së Antiterrorit në Scotland Yard, Richard Watson. Policia arriti ta neutralizojë sulmuesin duke përdorur pistoletë elektrike. Ky është incidenti i parë xhihadist në Londër që nga vrasja e një ushtari britanik përpara kazermës së tij në kryeqytetin britanik në maj të vitit 2013. 
Ky sulm ndodh në një kohë tensioni të lartë në Evropë pas sulmeve terroriste në Paris, e mbi të gjitha pas votës pro në Parlamentin britanik për të bombarduar objektivat e ISIS në Siri dhe në Irak, si pjesë e një koalicioni ndërkombëtar.