Londër, shkon në 30 numri i viktimave nga zjarri në pallatin shumëkatësh

578
Ka arritur në 30 numri i personave të vdekur në Londër si pasojë e zjarrit masiv që ra në pallatin 23 katesh në pjesën perëndimore të kryeqytetit britanik.

Një tjetër person po mbahet në spital në gjendje kritike për jetën. Të paktën 24 persona janë duke u trajtuar në spital, 12 prej të cilëve ndodhen në kujdes intensiv nga mjekët për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Një zyrtar i lartë, Stuart Cundy konfirmoi gjithashtu se nuk ka prova që zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht. Ai shtoi se aktualisht nuk kishte zjarr aktiv brenda ndërtesës, por shtoi se ajo është ende e rrezikshme.

Numri i viktimave pritet të rritet ende.

Ndihmësi i komandantit të zjarrfikësve të Londrës, Richard Mills, konfirmoi se ekipet e shërbimit të zjarrit do të vazhdojnë kërkimet për viktimat në vendngjarje.

Është e vështirë të konfirmohet se sa njerëz mungojnë, por është krijuar një ekip i veçantë për të kontaktuar familjet e shqetësuara.
Sigal