Londër/ Pyll kanabisi sa një fushë futbolli

542
Një fushë me kanabis në rritje është zbuluar në një zonë në jug të Londrës. Sipas njoftimit të policisë, janë gjetur më shumë se 150 rrënjë, me gjatësi mesatare prej 1.5 metrash, në një sipërfaqe që është afërsisht sa një fushë futbolli. Bëhet me dije se nuk ka ende asnjë të arrestuar. Në një deklaratë për shtyp, oficerja e policisë, Sarah Henderson, është shprehur se vendi dukej si një pyll i vogël me pemë krishtlindjesh, por e verteta ishte krejt e kundërt dhe suprizuese.

Me tej ajo shtoi se kushdo që kishte mbjellë në kanabis në atë vend, kishte gjetur një vend vërtet të largët, pasi e vetmja mënyrë për të arritur atje, ishte ecja përmes një shtegu për 20 minuta. Menjëherë ka nisur puna për asgjësimin e lëndëve narkotike, ndërkohë që policia po heton për të rënë në gjurmët e autorëve. Zbulimi i bimëve u bë nga një qytetar që po bënte një shëtitje rastësore në afërsi të zonës. Emri i tij nuk është bërë i ditur për arsye sigurie.
Sigal