Londër, policia po e trajton sulmin me furgon si akt terrorist

523
Policia e Londrës tha se një furgon u përplas mbi këmbësorët afër një xhamie duke plagosur dhjetë persona.
Kreu i policisë tha se fjala ishte qartazi për një sulm kundër myslimanëve. Policët arrestuan shoferin 48 vjeçar të furgonit, i cili ishte ndaluar nga qytetarët në vendin e ngjarjes. ‘
Harun Khan, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Myslimanëve Britanikë, tha se sipas dëshmitarëve, shoferi ishte “motivuar nga islamofobia”. ‘
Kryeministrja Theresa May e dënoi sulmin, të cilin autoritetet po me trajtojnë si akt terrorist.
“Ajo që ndodhi, ishte një gjest hakmarrës. Nuk ishte një aksident. Nuk është se personi ishte i dehur. Furgoni hyri në trotuar dhe goditi njerëzit. Për mua ky ishte një akt i qëllimshëm dhe hakmarrës, dhe nuk mund ta përshkruaj me fjalë”, tha një dëshmitar i ngjarjes.
Autoritetet thanë se policia arrestoi shoferin 48 vjeçar të furgonit, i cili ishte ndaluar nga qytetarët në vendngjarje.
Zyrtari i policisë, Neil Basu tha se duket se shoferi ishte sulmuesi i vetëm. Ai falenderoi qytetarët që e ndaluan sulmuesin për përmbajtjen që treguan ndaj tij.
“Kjo për mua është një dëshmi se londinezët veprojnë bashkarisht për të mbrojtur veten, por ata e bëjnë këtë në një mënyrë që nuk ushqen axhendën e terroristëve dhe ekstremistëve”, tha zyrtari i kundër terrorizmit, Neil Basu.
Ai shtoi se 10 të plagosurit ishin nga bashkësia myslimane dhe se policia po vazhdon hetimet rreth motivit të sulmit.
Kryeministrja britanike, Theresa May tha se ajo që ndodhi sot ishte “një sulm ndaj myslimanëve pranë vendit të tyre të adhurimit” dhe se “urrejtja dhe e keqja e këtij lloji nuk do të ketë kurrë sukses”.
Harun Khan, sekretar i përgjithshëm i Këshillit Mysliman të Britanisë, tha se bazuar në në atë që dëshmitarët thonë, shoferi ishte “i motivuar nga islamofobia”.
“Duke patur parasysh se po i afrohemi fundit të muajit të Ramazanit dhe festimit të Bajramit, kur shumë myslimanë shkojnë në xhamitë lokale, ne presim që autoritetet të rrisin sigurinë jashtë xhamive, duke e konsideruar atë një çështje urgjente”, tha zoti Khan në një deklaratë.
Një deklaratë e policisë metropolitane thuhet se për shkak të natyrës së sulmit, “burime policore shtesë janë aktivizuar për të siguruar komunitetet, veçanërisht ato që agjërojnë Ramazanin”.
Britania, veçanërisht Londra, në muajt e fundit ka qenë objekt i disa sulmeve, përfshirë sulmin terrorist me bomb muajin e kaluar në Mançester dhe sulmet me makina dhe therrjet me thikë pranë Urës së Londrës.
Sigal