Londer – Fallon: Sulmi pranë parlamentit i lidhur me terrorizmin islamik

432
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon deklaroi për BBC-në se të gjitha gjasat tregojnë se sulmi në Westminster ditën e djeshme, 22 mars 2017, është i lidhur me terrorizmin islamik.

”Faktet e grumbulluara deri tani të çojnë në përfundimin se ky sulm, në formën e tij, është i lidhur me terrorizmin islamik”, deklaroi Fallon.

Sipas disa burimeve të tjera, të cituar nga media angleze, edhe makina 4X4, tip ”Hyundai i40”, që mund të jetë marrë me qera në Birmingham, u gjet në këtë rrugë.

Në Britani flamujt janë gjysmë shtizë dhe deri tani janë arrestuar 7 persona.

“Ne i dënojmë këto akte tmerruese dhune, qofshin të kryera nga individë me probleme apo nga terroristë, për viktimat nuk ka ndryshim.” deklaroi Sekretari amerikan Rex Tillerson.
Sigal